Qeveria e Kosovës miraton kërkesën për dërgimin e FSK në mision kërkim-shpëtimi në Shqipëri

Nacionale

<div><div><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/817825-qeveria-e-kosoves-miraton-kerkesen-per-dergimin-e-fsk-ne-mision-kerkim-shpetimi-ne-shqiperi.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="qeveria-e-kosoves-miraton-kerkesen-per-dergimin-e-fsk-ne-mision-kerkim-shpetimi-ne-shqiperi" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/817825-qeveria-e-kosoves-miraton-kerkesen-per-dergimin-e-fsk-ne-mision-kerkim-shpetimi-ne-shqiperi.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="qeveria-e-kosoves-miraton-kerkesen-per-dergimin-e-fsk-ne-mision-kerkim-shpetimi-ne-shqiperi"></p>Qeveria e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media njofton se në mbledhjen elektronike të mbajtur një ditë më parë, ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë. “Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka mbajtur dje një mbledhje elektronike në të cilën</div>

Madhësia e shkronjave

Qeveria e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media njofton se në mbledhjen elektronike të mbajtur një ditë më parë, ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë.
“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka mbajtur dje një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në komunikatën e mbledhjes së Qeverisë.
Ndërkohë që ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci shkroi për këtë në facebook ku tha se kjo u bë me kërkesën e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë.
“Me kërkesën e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, Qeveria e Republikës se Kosovës në mbledhjen e saj të 286 ka miratuar propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes për angazhimin e  një kontingjenti të Kërkim-Shpëtimit, të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, i cili tashmë i është bashkuar operacionit në Klos të Republikës së Shqipërisë, për kërkimin e një personi të humbur në rrjedhën e lumit Mat”, ka shkruar ai.