Policia e Kosovës ka zhvilluar gjatë javës 09–15 Shkurt 2026 kontrolle intensive të mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve në kuadër të planit ROADPOL 2026 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve.
Sipas raportit të Policisë, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 929 pika kontrolli, ku janë kontrolluar gjithsej 2,366 mjete kamionësh dhe autobusësh.
Nga këto kontrolle, për parregullsitë e konstatuara janë shqiptuar 406 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.
“Ky plan operacionale ka për qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe kontrollin e transportit të mallrave dhe udhëtarëve. Prezenca jonë e shtuar në të gjitha rrugët e vendit ndihmon në parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e një trafiku më të sigurt për të gjithë qytetarët”, theksojnë nga Policia e Kosovës.
Kontrollet e këtij lloji do të vazhdojnë edhe në periudha të tjera, në përputhje me planet operacionale të ROADPOL, për të siguruar respektimin e rregullave dhe standardeve të trafikut rrugor.
Policia e Kosovës intensifikon kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në kuadër të planit ROADPOL
<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/822535-policia-e-kosoves-intensifikon-kontrollet-ndaj-kamioneve-dhe-autobuseve-ne-kuader-te-6995bb5edb7e5.gif" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="policia-e-kosoves-intensifikon-kontrollet-ndaj-kamioneve-dhe-autobuseve-ne-kuader-te-planit-roadpol" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/822535-policia-e-kosoves-intensifikon-kontrollet-ndaj-kamioneve-dhe-autobuseve-ne-kuader-te-6995bb5edb7e5.gif" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="policia-e-kosoves-intensifikon-kontrollet-ndaj-kamioneve-dhe-autobuseve-ne-kuader-te-planit-roadpol" loading="lazy"></p>Policia e Kosovës ka zhvilluar gjatë javës 09–15 Shkurt 2026 kontrolle intensive të mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve në kuadër të planit ROADPOL 2026 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve. Sipas raportit të Policisë, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 929 pika kontrolli, ku</div>






