Policia e Hungarisë ka njoftuar se shtatë persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar mëngjesin e sotëm në perëndim të vendit, kur një minibus u përplas me një kamion që ishte ndalur në autostradën M1, ku qarkullimi ishte bllokuar për shkak të një aksidenti që kishte ndodhur pak më herët.
Në minibus ndodheshin nëntë persona, ndërsa përplasja ka ndodhur në vendin ku më parë një kamion ishte përplasur me një mjet ndërtimi.
Aksidenti i mëhershëm, në të cilin një person humbi jetën, kishte shkaktuar bllokim të trafikut.
Kryeministri hungarez, Peter Magyar ka deklaruar se viktimat janë shtetas të huaj, por nuk ka specifikuar kombësinë e tyre.
“Në emër të qeverisë, shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e tetë shtetasve të huaj që humbën jetën në aksidentin në autostradën M1 në orët e para të mëngjesit. Uroj që të lënduarit të shërohen plotësisht dhe sa më shpejt”, ka shkruar ai.
Policia ka thënë për portalin 24.hu se të gjitha viktimat janë meshkuj dhe se minibusi kishte tabela moldave. /Telegrafi/






