Klubi turk konfirmon ftesat për dyshen e Kosovës

Sport

Amedspor ka konfirmuar ftesat e dy futbollistëve kosovarë, Lumbardh Dellovës dhe Ermal Krasniqit, për ndeshjet e ardhshme të Kosovës në Ligën e Kombeve. Klubi turk ka publikuar listën e lojtarëve të tij që janë ftuar nga përfaqësueset e tyre, ku mes tyre figurojnë edhe dy reprezentuesit e Kosovës. “Urojmë suksese për lojtarët tanë të ftuar […]

Madhësia e shkronjave

Amedspor ka konfirmuar ftesat e dy futbollistëve kosovarë, Lumbardh Dellovës dhe Ermal Krasniqit, për ndeshjet e ardhshme të Kosovës në Ligën e Kombeve.

Klubi turk ka publikuar listën e lojtarëve të tij që janë ftuar nga përfaqësueset e tyre, ku mes tyre figurojnë edhe dy reprezentuesit e Kosovës.

“Urojmë suksese për lojtarët tanë të ftuar në përfaqësueset kombëtare”, shkroi Amedspor në njoftimin e tij.

Dellova dhe Krasniqi do t’i bashkohen Kosovës për një seri prej katër ndeshjesh në Ligën e Kombeve, të cilat “Dardanët” do t’i zhvillojnë brenda vetëm 10 ditësh.

Kosova do ta nisë këtë cikël më 24 shtator, kur në Prishtinë do ta presë Irlandën. Tri ditë më vonë, më 27 shtator, skuadra e Franco Fodës do të udhëtojë në Austri për t’u përballur me përfaqësuesen vendase.

Ndeshja e tretë do të zhvillohet më 1 tetor në Hungari, ku Kosova do të përballet me Izraelin, ndërsa cikli i parë do të mbyllet më 4 tetor në Prishtinë, përsëri ndaj Austrisë.

Kështu, Dellova dhe Krasniqi do të jenë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto katër sfida të rëndësishme, teksa Kosova kërkon një nisje sa më të mirë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve./Telegrafi/