Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovë, Bedri Hamza ka mbajtur një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie dhe Grupit Parlamentar.
Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK mbajti mbledhje një ditë pasi Gjykata Kushtetuese dënoi me 81 vjet burgim, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.

Ai theksoi se është konstatim i PDK-së se vendimi i Gjykatës Speciale ishte i padrejtë, i paqëndrueshëm dhe pa fakte.
“Vendim që dëmton historinë, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës”, tha ai, raporton Telegrafi.
Sipas tij, një vendim i një Gjykate e cila e ka deviju komplet drejtimin e saj në raport me atë çfarë është votuar në Kuvendin e Kosovës.
“Bazë për krijimin e kësaj gjykate ka qenë raporti i Dick Martyt, akuzat e tmerrshme brenda raportit të tij dhe çështja ka devijua komplet në diçka tjetër dhe kryesisht e pabazuar në fakte dhe në prova konkrete”, tha ai. /Telegrafi/





