Këngëtarja e njohur, Loredana Adeyemi, njëherësh bashkëshortja e yllit të Barcelonës, Karim Adeyemi, është shprehur krenare me futbollistin pas performancës së tij të fundit me skuadrën.
Artistja ka rishpërndarë në profilin e saj dy postime, në njërin prej të cilëve shihet momenti kur Adeyemi driblon lojtarët kundërshtarë në ndeshjen e fundit, një performanë që është vlerësuar nga faqja LaLiga në Instagram.

“Ky djalosh”, shkroi Loredana në postimin e saj.
Këngëtarja shqiptare ka shpërndarë po ashtu edhe një postim tjetër që kishte të bënte me Adyemin, derisa shkroi: “22”, duke iu referuar moshës së tij.
Adeyemi po shkëlqen në Barcelonë derisa në dy paraqitjet e tij në LaLiga ka shënuar dy gola, duke bërë që të dallohet që në fillim.
Transferimi i tij u bë vetëm pak muaj më parë, derisa bashkë me Loredanën jetojnë tani në qytetin spanjoll.





