Stambolli kalon Heathrow-n, aeroporti më i lidhur në botë

Bota

Aeroporti i Stambollit është shpallur aeroporti më i lidhur në botë për vitin 2026, duke kaluar London Heathrow-n. Sipas indeksit të fundit të OAG, Stambolli ka mundësi lidhjeje me 337 destinacione në mbarë botën, duke kryesuar listën e megahubeve ajrore. Heathrow ka zbritur në vendin e dytë, me lidhjet e mundshme që kanë rënë me […]

Madhësia e shkronjave

Aeroporti i Stambollit është shpallur aeroporti më i lidhur në botë për vitin 2026, duke kaluar London Heathrow-n.

Sipas indeksit të fundit të OAG, Stambolli ka mundësi lidhjeje me 337 destinacione në mbarë botën, duke kryesuar listën e megahubeve ajrore.

Heathrow ka zbritur në vendin e dytë, me lidhjet e mundshme që kanë rënë me 6 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Sipas OAG, ndikim ka pasur edhe ndërprerja e fluturimeve drejt Lindjes së Mesme.

Në top 10 janë edhe Amsterdami në vendin e tretë, Frankfurti në të shtatin dhe Parisi në të nëntin, transmeton Telegrafi.

Në total, 12 aeroporte evropiane janë pjesë e 50 më të lidhurve në botë.

Pas Stambollit dhe Heathrow-t, në top 10 renditen Kuala Lumpur, Chicago O’Hare, Seul Incheon, Frankfurt, Tokio Haneda, Parisi Charles de Gaulle dhe Atlanta. /Telegrafi/