Kim Kardashian udhëtoi drejt Kinës për t’iu bashkuar nënës së saj, Kris Jenner, e cila po viziton vendin pasi u bë pjesë e një trendi viral në rrjetet sociale aziatike.
45-vjeçarja tërhoqi vëmendjen me një fustan të shkurtër të zi, të ngushtë dhe me jakë të lartë në stilin mandarin.
Veshja, e frymëzuar nga qipao tradicionale kineze, theksonte siluetën e saj dhe belin.
Kim e kompletoi pamjen me taka me rripa dhe flokët e mbledhur në një topuz elegant. Udhëtimi në Kinë erdhi pas disa ditësh në Paris, ku ajo kaloi kohë me Lewis Hamilton, përfshirë një shëtitje me varkë dhe një moment romantik pranë Kullës Eiffel, shkruan DailyMail.
Ndërkohë, Kim dhe motra e saj Khloe Kardashian u shfaqën edhe në një video gjatë një vizite në Target, ku diskutuan për pijen Almave, të bashkëthemeluar nga Hamilton.
Kim më pas e përziu atë me pijen e saj funksionale pa kafeinë, Update, duke reaguar me habi pasi provoi kombinimin. /Telegrafi/






