Florence Pugh tërhoqi vëmendjen në Mayfair të Londrës, teksa shijoi një mbrëmje pas angazhimeve promovuese për serialin e saj të ri East of Eden.
Aktorja 30-vjeçare u shfaq me një fustan të zi transparent, të cilin e kombinoi me të brendshme të zeza, një pallto të së njëjtës ngjyrë dhe këpucë me platformë.
Pamjen e plotësoi me vathë të gjatë argjendi, ndërsa kësaj here zgjodhi t’i mbante flokët të lëshuar, shkruan DailyMail.

Pugh po promovon aktualisht East of Eden, adaptimin me shtatë pjesë të romanit të John Steinbeck, ku ajo interpreton Cathy Ames.
Seriali ndjek historinë e dy familjeve në Kaliforni në fillim të shekullit të 20-të dhe pritet të jetë një nga projektet e rëndësishme të aktores këtë vit.
Dalja e saj në Londër vjen pak ditë pasi Pugh foli sërish për periudhën e xhirimeve të Don’t Worry Darling dhe tensionet e përfolura me regjisorin Olivia Wilde.
Në një intervistë për Vanity Fair, aktorja shmangu komentet e drejtpërdrejta për atë që ndodhi dhe tha se nuk dëshironte të rikthehej te çështje që nuk i konsideron më të rëndësishme për jetën dhe karrierën e saj.
Kur u pyet për filmin e ri të Wilde, The Invite, Pugh tha se nuk e kishte parë, por kishte dëgjuar vlerësime të mira për të dhe për kastin.
Ajo la gjithashtu të kuptohej se, nëse do të drejtonte një film në të ardhmen, do të preferonte një ambient pune të qetë dhe të organizuar.
Wilde i ka mohuar më parë pretendimet për një përplasje mes tyre, ndërsa edhe anëtarë të ekipit të Don’t Worry Darling kanë hedhur poshtë raportimet për një përleshje në sheshxhirim. /Telegrafi/





