Dua Lipa ka vizituar së fundmi Kosovën, ku ka marrë pjesë në një aheng familjar në Pejë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore është bërë pjesë e dasmës së djalit të hallës së saj, ndërsa pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet e saj gjatë festës.

Në video, Dua shihet duke vallëzuar valle popullore, e rrethuar nga familjarë dhe miq, nën ritmet e muzikës shqiptare.
Ajo është parë gjithashtu me një gotë të vendosur në kokë, një veprim që këngëtarja e ka bërë shpesh edhe në raste të tjera gjatë vallëzimeve të saj me muzikë shqiptare.
Festës i ka dhënë ritëm edhe këngëtari i njohur pejan, Ramadan Krasniqi – Dani, ndërsa Dua është bashkuar me të pranishmit duke shijuar atmosferën e dasmës. /Telegrafi/





