Victoria Beckham merr lule nga David pas polemikës me komedianen, ndërsa ajo i kërkoi falje për shakanë fyese

Magazina

Victoria Beckham ka marrë një buqetë të madhe me lule nga bashkëshorti i saj, David Beckham, pas polemikave të fundit me komedianen Katherine Ryan. Stilistja 52-vjeçare ka ndarë në Instagram buqetën që David i kishte dhuruar të premten, duke i shprehur publikisht dashurinë bashkëshortit të saj. Gjesti i David vjen pasi BBC mbështeti ankesat e […]

Madhësia e shkronjave

Victoria Beckham ka marrë një buqetë të madhe me lule nga bashkëshorti i saj, David Beckham, pas polemikave të fundit me komedianen Katherine Ryan.

Stilistja 52-vjeçare ka ndarë në Instagram buqetën që David i kishte dhuruar të premten, duke i shprehur publikisht dashurinë bashkëshortit të saj.

Gjesti i David vjen pasi BBC mbështeti ankesat e dy shikuesve për një shaka të Katherine Ryan ndaj Victoria Beckham në emisionin Have I Got News For You, shkruan DailyMail.

Komediania kishte lidhur emrin e Victoria-s me një term veçanërisht fyes, gjatë një diskutimi për një email të vjetër të David Beckham.

Njësia e Ankesave Ekzekutive të BBC-së arriti në përfundimin se përdorimi i këtij termi në lidhje me Davidin mund të justifikohej nga konteksti i diskutimit, por nuk kishte justifikim editorial për shakanë e Katherine ndaj Victoria-s.

Për këtë arsye, episodi është edituar dhe pjesa përkatëse është hequr nga iPlayer.

Pas vendimit, Katherine publikoi një video në rrjetet sociale, ku kërkoi falje për komentin dhe tha se në atë periudhë po përjetonte matrescencën dhe kishte qenë në punë me një foshnjë vetëm 10-ditëshe.

Ajo pranoi se nuk kishte justifikim për komentin, ndërsa ndau edhe një pamje të mesazhit që i kishte dërguar Victoria-s për t’i bërë të qartë se kishte qenë një shaka idiote dhe se nuk kishte pasur qëllim t’i bënte keq. /Telegrafi/