Jennifer Lopez mahnit në festën e Dolce & Gabbana-s me fustan transparent prej dantelle

Magazina

Jennifer Lopez tërhoqi vëmendjen në festën e Dolce & Gabbana-s gjatë Javës së Modës në Milano, pasi ndryshoi krejtësisht pamjen që kishte zgjedhur për sfilatën e markës. Më herët gjatë ditës, 57-vjeçarja u shfaq në sfilatë me një kostum elegant me tre pjesë dhe një kapelë të stilit “baker boy”. Për festën e mbrëmjes, ajo […]

Madhësia e shkronjave

Jennifer Lopez tërhoqi vëmendjen në festën e Dolce & Gabbana-s gjatë Javës së Modës në Milano, pasi ndryshoi krejtësisht pamjen që kishte zgjedhur për sfilatën e markës.

Më herët gjatë ditës, 57-vjeçarja u shfaq në sfilatë me një kostum elegant me tre pjesë dhe një kapelë të stilit “baker boy”.

Për festën e mbrëmjes, ajo zgjodhi një fustan transparent prej dantelle, përmes të cilit dukeshin të brendshmet, shkruan DailyMail.

Pamjen ajo e kompletoi me një pallto të zezë me gëzof, e cila mbulonte pjesën e sipërme, si dhe me taka të holla. Një gjerdan dhe vathë i shtuan më shumë detaje paraqitjes së saj.

Lopez ishte mes emrave të njohur që morën pjesë në festën e markës italiane, ku edhe Lady Kitty Spencer u shfaq me një veshje të guximshme. /Telegrafi/