Dhjetë metra nën Detin e Kinës Jugore, shkencëtarët kanë gjetur një vend të papritur për të gjeneruar energji nga dielli.
Javën e kaluar, studiuesit njoftuan se kishin testuar me sukses panelet diellore në thellësi nënujore, të cilat më parë konsideroheshin jopraktike për teknologjinë.
Të projektuara për të kapur gjatësitë e valëve të dritës së diellit që mund të kalojnë nëpër ujin e detit, panelet përfundimisht mund t’i mbajnë pajisjet nënujore në punë për më gjatë pa u mbështetur vetëm në bateri, argumentojnë ata.
Gjatë një prove dy-orëshe pranë Ishujve Weizhou, pranë bregdetit jugor të Kinës kontinentale, panelet gjeneruan energji nga rrezet e diellit në një thellësi prej 10 metrash.
Dhe testet laboratorike sugjerojnë se ato mund të funksionojnë vazhdimisht edhe për vite me radhë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Hulumtimi, i botuar në revistën shkencore Joule, e çon energjinë diellore nënujore përtej studimeve të mëparshme, të cilat janë përqendruar në thellësi vetëm dy metrash ose më pak. /Telegrafi/






