Të gjithë e njohim Honda Civic Type R, dhe ndoshta pak më shumë seç duhet.
Bazuar në pamjet më të fundit të Honda Racing Corporation (HRC) dhe raportet nga Japonia, koncepti Type R HRC do të dalë në sallone këtë vit.

Presidenti i HRC, Koji Watanabe, tregoi për planin e Hondës për ta sjellë konceptin HRC në prodhim.
Ai tha se do të vijë shumë shpejt dhe se vetura është duke u zhvilluar aktualisht. /Telegrafi/





