Kina dërgon dy panda në SHBA, “ambasadorë të rinj me gëzof” për një mision të veçantë

Bota

Dy panda gjigante janë larguar nga Kina me aeroplan drejt kopshtit zoologjik në Atlanta, në kuadër të asaj që njihet si “diplomacia e pandave”, përmes së cilës Pekini ka përdorur prej dekadash këto kafshë për të forcuar marrëdhëniet me vendet e tjera. Pandat Ping Ping dhe Fu Shuang u nisën nga Chengdu sot në mëngjes. […]

Madhësia e shkronjave

Dy panda gjigante janë larguar nga Kina me aeroplan drejt kopshtit zoologjik në Atlanta, në kuadër të asaj që njihet si “diplomacia e pandave”, përmes së cilës Pekini ka përdorur prej dekadash këto kafshë për të forcuar marrëdhëniet me vendet e tjera.

Pandat Ping Ping dhe Fu Shuang u nisën nga Chengdu sot në mëngjes.

Udhëtimi drejt Atlantës pritet të zgjasë rreth 15 orë.

Pas mbërritjes, ato do të qëndrojnë në karantinë dhe do të monitorohen nga veterinerë dhe kujdestarë kinezë, të cilët do të qëndrojnë përkohësisht në kopshtin zoologjik.

Kina i ka dërguar pandat në SHBA për më shumë se 50 vjet. Tradita nisi në vitin 1972, pas vizitës së presidentit amerikan Richard Nixon në Kinë.

Përpara nisjes, pandat u përgatitën për udhëtimin e gjatë dhe u mësuan me kafazin e transportit dhe zhurmat e aeroplanit. /Telegrafi/