Policia britanike ka shpallur një “incident madhor” pranë bazës ajrore RAF Fairford, në Gloucestershire, ndërsa disa banorë janë evakuuar pas arrestimit të disa personave nën dyshimin për vepra të lidhura me eksplozivët.
Policia tha se disa banesa në zonën e Whelford janë evakuuar, ndërsa një ekip i specializuar i ushtrisë për çaktivizimin e mjeteve shpërthyese po kontrollon disa automjete.

Autoritetet kanë vendosur një kordon sigurie dhe thanë se situata është nën kontroll dhe e kufizuar në zonën e incidentit.
Whelford ndodhet pranë RAF Fairford, një bazë ushtarake që pret forcat ajrore amerikane.
Baza shërben gjithashtu si një nga pikat kryesore të operimit të bombarduesve amerikanë në Evropë. /Telegrafi/





