Austria do ta presë Kosovën sonte me dy mungesa të rëndësishme në skuadër. Përzgjedhësi Ralf Rangnick nuk do të mund të llogarisë në dy prej futbollistëve kryesorë të ekipit, të cilët janë jashtë për shkak të lëndimeve.
Ylli i Freiburgut Philipp Lienhart dhe sulmuesi Michael Gregoritsch janë dy emrat që do t’i mungojnë Austrisë në përballjen me Dardanët.
Të dy futbollistët kanë pasur rol të rëndësishëm në formacionin austriak, por problemet fizike i kanë lënë jashtë këtij grumbullimi.
Mungesa e tyre është një goditje për Rangnickun, sidomos në një ndeshje ku Austria kërkon ta vazhdojë startin pozitiv në Ligën e Kombeve.
Austriakët vijnë në këtë takim pas fitores 3-1 ndaj Izraelit, ndeshje në të cilën treguan forcë sidomos në pjesën e dytë.
Dyshja që mungon ndaj Kosovës nuk ishte në dispozicion për këtë sfidë për shkak të problemeve fizike, duke e detyruar Rangnickun të bëjë ndryshime në planet e tij.
Në anën tjetër, Dardanët triumfuan ndaj Republikës së Irlandës dhe tani synojnë një tjetër rezultat pozitiv, këtë herë përballë Austrisë.
Për Kosovën, kjo është një sfidë e rëndësishme, pasi Austria konsiderohet një prej kundërshtarëve kryesorë në grup. Një rezultat pozitiv në Vjenë do t’u jepte Dardanëve edhe më shumë besim për vazhdimin e garës.
Austria, megjithatë, do ta ketë përparësinë e fushës vendase dhe mbështetjen e tifozëve. Rangnick pritet të kërkojë nga skuadra e tij një paraqitje agresive që nga fillimi, ndërsa Kosova do të tentojë të shfrytëzojë hapësirat dhe kundërsulmet.
Austri – Kosovë zhvillohet sonte në Vjenë, në një përballje që pritet të sjellë shumë rivalitet dhe emocione. /Telegrafi/






