Dona, konkurrentja e radhës që u largua nga Ferma VIP

Magazina

Dona është fermerja e radhës që largohet nga Ferma VIP 3. Ajo ka qenë më e votuara nga publiku për t’u larguar nga gara dhe çmimi i madh. Dona ishte në nominim pas humbjes së sfidës që u zhvillua ditën e premte, mes nëntë fermerëve që u ndanë në dy grupe. Nga secili grup, të […]

Madhësia e shkronjave

Dona është fermerja e radhës që largohet nga Ferma VIP 3.

Ajo ka qenë më e votuara nga publiku për t’u larguar nga gara dhe çmimi i madh.

Dona ishte në nominim pas humbjes së sfidës që u zhvillua ditën e premte, mes nëntë fermerëve që u ndanë në dy grupe.

Nga secili grup, të parët dolën Iliri dhe Malbora, që i shpëtonin televotimit dhe Sara që ishte në rolin e kryefermeres.

Në nominim gjatë këtyre ditëve kanë qenë Bujaka, Dona, Visi, Blerina, Soni, Romiri dhe Vanesa.

Në fermë ndërkaq këto ditë ka pasur debate të forta, polemika e përplasje mes konkurrentëve.

Moza ka qenë cak i sulmeve jo vetëm nga Adion Puka, por edhe nga disa fermere brenda. /Telegrafi/