Ana de Armas ka tërhequr vëmendjen me fotografitë e saj nga pushimet, duke shfaqur figurën e tonifikuar me një palë bikini me lule ngjyrë jargavani.
Aktorja 38-vjeçare ndau disa momente nga vera e saj, ku shihet duke shijuar rrezet e diellit në një varkë.
Në fotografi të tjera, de Armas shfaqet me veshje verore dhe duke shijuar kohën e lirë gjatë pushimeve, shkruan DailyMail.
Ajo së fundmi ka kaluar disa ditë në Formentera të Spanjës, ku është fotografuar duke shijuar atmosferën e ishullit.
Pushimet vijnë pas fundit të romancës së saj me Tom Cruise. Dy aktorët thuhet se ishin në lidhje për rreth nëntë muaj, ndërsa burime pranë tyre kanë pretenduar se marrëdhënia u bë shumë intensive për aktoren.
Sipas një burimi, gjërat po ecnin shpejt dhe de Armas nisi të ndihej në siklet me ritmin e lidhjes.
Megjithatë, ajo dhe Cruise thuhet se ruajnë një raport miqësor dhe mbeten në kontakt si miq dhe kolegë.
Ndërkohë, gjatë kësaj vere Ana de Armas është parë edhe në shoqërinë e muzikantit venezuelian Alberto “Beto” Montenegro, me të cilin ka kaluar kohë gjatë pushimeve të saj. /Telegrafi/






