Britney Spears festoi gjatë fundjavës ditëlindjet e djemve të saj me një postim të gjatë në rrjetet sociale, të cilin më vonë e fshiu. Në postim, këngëtarja duket se iu referua në mënyrë kritike babait të saj, Jamie Spears.
Këngëtarja 44-vjeçare foli për kufizimet e udhëtimit që, sipas saj, prindërit i kishin vendosur gjatë periudhës 13-vjeçare kur ajo ishte nën kujdestari ligjore, përpara se të pyeste se përse “Zoti ia mori këmbët babait tim”.
“Por ju të gjithë më njihni. Unë gjithmonë kam falur dhe kam qenë personi më i madh, apo jo? Pyes veten pse Zoti ia mori këmbët babait tim?”, shkroi Spears.
Britney Spears e ka kritikuar më parë publikisht të atin, duke e akuzuar se e kishte detyruar të performonte gjatë periudhës kur ai kishte kontroll ligjor mbi jetën dhe karrierën e saj.

Megjithatë, sipas raportimeve, Jamie Spears ka humbur vetëm këmbën e djathtë. Ajo iu amputua mbi gju për shkak të një infeksioni të rëndë bakterial.
“Ma mori emrin dhe ekzistencën në MURICA, vendi i të lirëve?!” vijoi këngëtarja bionde.
“Murica” është një version zhargon i fjalës “America” (Amerikë), i cili përdoret shpesh në mënyrë satirike ose përçmuese për të tallur patriotizmin e tepruar, nacionalizmin apo stereotipet që lidhen me kulturën rurale ose atë të jugut të SHBA-së, sipas Dictionary.com.
Këngëtarja e “Oops!… I Did It Again” e nisi postimin e saj të gjatë duke përshkruar foton që e shoqëronte. Në të, ajo shfaqej me bikini ngjyrë vjollcë me motive, në atë që dukej si një destinacion i ngrohtë pushimesh, ndërsa mbante dorën e djalit të saj të madh, Sean. Ky i fundit po shtynte djalin e saj të vogël, Jayden, duke i mbajtur dorën.
“Është ai që po shtyn Jaydenin, ndërsa unë fillova të përdor këmbët e mia, pa u drejtuar nga askush. Për ndonjë arsye, kur ishte bebe, ai e bënte gjithmonë këtë. Mua më dukej shumë e ëmbël…”, shkroi ajo në fillim.
Më pas, Spears tregoi se për 15 vjet “nuk ishte lejuar kurrë të thoshte emrin e saj në vendin e të lirëve dhe të udhëtonte spontanisht”, duke pretenduar se prindërit e saj vendosnin se ku dhe kur mund të udhëtonte.
Që prej përfundimit të kujdestarisë së saj ligjore në nëntor të vitit 2021, ajo ka udhëtuar shpesh drejt Cabo San Lucas dhe destinacioneve të tjera bregdetare në jug të kufirit meksikan, për pushime dhe për të festuar ditëlindje.
“Pra, besoj se udhëtimet e mia në Meksikë gjatë pesë viteve të fundit… Edhe pse miqtë e mi thoshin se ky vend nuk ishte edhe aq i bukur, unë gjithmonë ndihesha në qiellin e shtatë. Ndihesha sikur fëmija brenda meje ishte zgjuar 100 për qind dhe nuk isha ndier kurrë kaq e gjallë”, kujtoi Spears.





