Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka ndarë me ndjekësit lajmin e dhimbshëm për ndarjen nga jeta të babait të saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Genta ka publikuar fotografi të babait të saj dhe një foto të vjetër familjare, duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e tij.

Në dedikimin e saj, këngëtarja shprehet se me largimin e tij ka ikur edhe një pjesë e shpirtit të saj.
“Babi im, drita e syve të mi, sot bashkë me ty iku edhe një pjesë e shpirtit tim”, shkruan Genta.
Ajo shprehet se do ta kërkojë në çdo sekondë të jetës së saj, në çdo hap dhe në çdo sukses, pasi për të ai do të mbetet përgjithmonë engjëlli i saj mbrojtës.
“Pusho në paqe bab. Të dua dhe do të të dua gjithmonë”, përfundon dedikimin e saj artistja nga Gjilani.
Genta ndërkaq e ka treguar shpesh lidhjen e ngushtë që ka me të. /Telegrafi/





