Çitaku: Vendimet e Kushtetueses, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit duhet të respektohen pa asnjë kompromis

Nacionale

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pas takimit të përbashkët me përfaqësuesit e partive politike, në të cilin u diskutua për përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së XI, tha se është me rëndësi që institucionet të formohen sa më parë dhe të shmangen krizat e reja kushtetuese. “PDK ka një […]

Madhësia e shkronjave

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pas takimit të përbashkët me përfaqësuesit e partive politike, në të cilin u diskutua për përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së XI, tha se është me rëndësi që institucionet të formohen sa më parë dhe të shmangen krizat e reja kushtetuese.

“PDK ka një pozicion të qartë politik. Ne do të jemi në opozitë, por njëkohësisht jemi të interesuar që institucionet e Kosovës të krijohen sa më parë, në mënyrë që të fillojmë adresimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Kosovës”, tha ajo.

Çitaku kërkoi respektimin e plotë të kornizës ligjore, Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Kuvendit.

“Opozita ka nevojë për bashkërendim, por ne ende nuk e dimë se kush do të jetë në opozitë e kush në pushtet. Çështja e Presidentit nuk është një vend pune. Zgjedhja e Presidentit ia mundëson Albin Kurtit edhe një mandat qeverisës”, u shpreh ajo.

Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbahet më 6 gusht. /Telegrafi/