Chelsea turpërohet nga Brentfordi

Sport

Chelsea ka pësuar humbje 3-0 ndaj Brentfordit në kuadër të javës së pestë të Ligës Premier, duke vazhduar momentin negativ në kampionat. Pas një pjese të parë pa gola, Brentfordi e gjeti avantazhin në minutën e 61-të. Jaidon Anthony shfrytëzoi një pasim të gjatë të Jannik Schuster dhe me kokë e dërgoi topin në rrjetë […]

Madhësia e shkronjave

Chelsea ka pësuar humbje 3-0 ndaj Brentfordit në kuadër të javës së pestë të Ligës Premier, duke vazhduar momentin negativ në kampionat.

Pas një pjese të parë pa gola, Brentfordi e gjeti avantazhin në minutën e 61-të. Jaidon Anthony shfrytëzoi një pasim të gjatë të Jannik Schuster dhe me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 1:0.

Chelsea pati mundësi të barazojë, por Brentfordi ishte pranë golit të dytë në minutën e 51-të, kur Anthony goditi traversën me kokë pas një krosimi të bukur.

Në minutën e 77-të, Valentin Barco u rrëzua në zonë pas një dueli me mbrojtësin, por gjyqtari nuk akordoi penallti, pavarësisht protestave të lojtarëve të Chelseat.

Brentfordi e dyfishoi epërsinë në minutën e 83-të. Igor Thiago ishte në vendin e duhur për të përfituar nga topi i kthyer dhe realizoi për 2-0.

Në minutën e 95-të, Fabio Carvalho i dha goditjen përfundimtare Chelseat, duke shënuar për 3-0 dhe vulosur fitoren e Brentfordit.

Kjo ishte ndeshja e dytë radhazi pa fitore për Chelsean në kampionat, pas barazimit 2-2 ndaj Hull Cityt në xhiron e kaluar.

Pas pesë javësh, Chelsea tani gjendet në vendin e shtatë në tabelë me shtatë pikë./Telegrafi/