Burri nga Kalifornia bën 12,412 ‘pull-ups’ në 24 orë

Life/Bizare

Një atlet 22-vjeçar nga Virxhinia arriti të kryente 12,412 ‘pull-ups’ në 24 orë, në një përpjekje për të thyer një rekord botëror Guinness. Xavier Dillard e filloi përpjekjen e tij për rekordin për më shumë ‘pull-ups’ në 24 orë në orën 10:00 të së shtunës, dhe përfundoi seancën e tij të ushtrimeve në maratonë në […]

Madhësia e shkronjave

Një atlet 22-vjeçar nga Virxhinia arriti të kryente 12,412 ‘pull-ups’ në 24 orë, në një përpjekje për të thyer një rekord botëror Guinness.

Xavier Dillard e filloi përpjekjen e tij për rekordin për më shumë ‘pull-ups’ në 24 orë në orën 10:00 të së shtunës, dhe përfundoi seancën e tij të ushtrimeve në maratonë në të njëjtën kohë të dielën.

Rekordi aktual, i vendosur nga meksikani Enrique Zapata në janar, është 12,345, një numër që Dillard e tejkaloi me 67, transmeton Telegrafi.

Dillard tha se filloi ta sforconte veten me ‘pull-ups’ tre vjet më parë në një përpjekje për të tejkaluar aftësitë e një shoku, dhe filloi të stërvitej për rekordin botëror dy vjet më parë.

Provat nga përpjekja tani duhet të rishikohen nga rekordet botërore Guinness për t’u bërë zyrtare. /Telegrafi/