Trupi Gjykues: Krasniqi pati rol kyç në zbatimin e politikës ndaj kundërshtarëve

Nacionale

Trupi Gjykues konstatoi se Jakup Krasniqi dha kontribut të qenësishëm në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal dhe ishte anëtar kyç në formulimin dhe zbatimin e politikës ndaj kundërshtarëve. Sipas gjykatës, Krasniqi, në rolin e tij si anëtar i Drejtorisë Politike dhe zëdhënës i UÇK-së, përmes komunikatave dhe deklaratave politike inkurajoi kryerjen e krimeve ndaj […]

Madhësia e shkronjave

Trupi Gjykues konstatoi se Jakup Krasniqi dha kontribut të qenësishëm në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal dhe ishte anëtar kyç në formulimin dhe zbatimin e politikës ndaj kundërshtarëve.

Sipas gjykatës, Krasniqi, në rolin e tij si anëtar i Drejtorisë Politike dhe zëdhënës i UÇK-së, përmes komunikatave dhe deklaratave politike inkurajoi kryerjen e krimeve ndaj personave të konsideruar kundërshtarë.

Gjykata konstatoi gjithashtu se Krasniqi, së bashku me persona të tjerë, emëroi njerëz besnikë në pozita kyçe dhe kontribuoi në krijimin e strukturave, përfshirë policinë ushtarake, shërbimin e zbulimit dhe kundërzbulimit dhe njësitet speciale.

Sipas Trupit Gjykues, Krasniqi kishte dijeni për një numër të konsiderueshëm krimesh ndaj kundërshtarëve, por nuk ndërmori hapa për parandalimin, hetimin apo ndëshkimin e tyre. Përkundrazi, gjykata konstatoi se ai u angazhua në përpjekje për mohimin e kryerjes së këtyre krimeve.

Edili Project mbështet këtë mbulim special nga Haga. /Telegrafi/