Bianca Censori u kthye sërish në qendër të vëmendjes me stilin e saj të guximshëm, teksa u shfaq në një takim në kinema në Los Angeles së bashku me bashkëshortin e saj, Kanye West.
Arkitektja australiane 31-vjeçare zgjodhi një kostum gri transparent, të kombinuar me geta transparente dhe çizme me platformë ngjyrë të kuqe të errët, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të pranishmëve.
Flokët i kishte kapur prapa me një kapëse, ndërsa dukjen e plotësoi me disa aksesorë minimalist, shkruan DailyMail.
Ndërkohë, Kanye West u shfaq me një stil më të mbuluar, i veshur me xhaketë lëkure ngjyrë kafe, pantallona të zeza lëkure dhe çizme kaubojsh, të kombinuara me syze dielli.
Bianca Censori është bërë e njohur për zgjedhjet e saj të guximshme në modë dhe shpesh komentohet për paraqitjet provokuese si në publik ashtu edhe në rrjetet sociale.
Vetëm pak javë më parë, ajo ishte shfaqur me një tjetër outfit transparent gjatë një vizite në një spa në Calabasas.
Së fundmi, emri i saj është përmendur edhe për shkak të krahasimeve me Kim Kardashian, ish-bashkëshorten e West, pasi fansat në rrjetet sociale kanë komentuar se Kim po adopton elemente të stilit të Censorit në paraqitjet e saj publike. /Telegrafi/






