Bianca Censori publikon një set të ri fotografik me stilin e saj provokues

Magazina

Bianca Censori ka tërhequr sërish vëmendjen me një set të ri fotografik të realizuar në një parking nëntokësor, ku shfaqet me një veshje transparente nga marka Yeezy. 31-vjeçarja australiane publikoi fotografitë në Instagram, ndërsa ato u shpërndanë edhe nga stilisti dhe fotografi Gadir Rajab, i cili i shoqëroi me mbishkrimin: “Vala e të nxehtit në […]

Madhësia e shkronjave

Bianca Censori ka tërhequr sërish vëmendjen me një set të ri fotografik të realizuar në një parking nëntokësor, ku shfaqet me një veshje transparente nga marka Yeezy.

31-vjeçarja australiane publikoi fotografitë në Instagram, ndërsa ato u shpërndanë edhe nga stilisti dhe fotografi Gadir Rajab, i cili i shoqëroi me mbishkrimin: “Vala e të nxehtit në Europë”.

Në një prej imazheve, Censori pozon së bashku me bashkëshortin e saj, Kanye West. Ndërsa ajo zgjodhi një veshje transparente, reperi u shfaq i veshur tërësisht me të zeza, duke kompletuar pamjen me syze dielli, shkruan DailyMail.

Pak ditë më parë, çifti u pa edhe në klubin e natës Circoloco në Ibiza, ku Censori u shfaq me të njëjtën veshje. Paraqitja e saj vjen përpara performancës së planifikuar të Kanye West në Madrid.

Megjithëse stili i saj ka nxitur vazhdimisht diskutime, Censori ka mohuar pretendimet se zgjedhjet e saj diktohen nga bashkëshorti.

Në një intervistë për Vanity Fair, ajo deklaroi: “Nuk do të bëja diçka që nuk doja ta bëja”, duke e përshkruar mënyrën se si krijohen paraqitjet e saj si një “bashkëpunim” me West.

Ajo shtoi: “U martova me të sepse e dua. Nuk u martova me të sepse doja një lloj platforme”. /Telegrafi/