Eva Longoria ka surprizuar me një pamje krejtësisht ndryshe në fushatën e re të UGG dhe stilistit Willy Chavarria.
Aktorja shfaqet me një paruke të fryrë në stilin e yjeve të rokut të viteve të 90-ta, korse lëkure, geta gome dhe çizme prej lëkure të frymëzuara nga motorçiklistët.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, Longoria pozon edhe në një kuzhinë retro me një martini në dorë, ndërsa në një tjetër shfaqet mbi një motoçikletë së bashku me Chavarria-n, shkruan DailyMail.
Ajo është fotografuar gjithashtu me aktorin Danny Trejo, me të cilin ndan fushatën.
Koleksioni UGG and Kisses është frymëzuar nga një familje bashkëkohore latino-amerikane dhe nga atmosfera e sitcom-it të viteve të 90-ta “Married… with Children”.
Në fushatë, Eva, Danny Trejo, Becky G dhe Ivan Cornejo interpretojnë anëtarë të ndryshëm të familjes, të gjithë me veshje të frymëzuara nga stili i motorçiklistëve.
Longoria ka shprehur më herët vlerësimin e saj për Chavarria-n, duke theksuar se e admiron për atë që ka arritur, për atë që përfaqëson dhe për mënyrën se si promovon kulturën latine në industrinë e modës. /Telegrafi/





