Bebe Rexha “mbyll aplikimet” për meshkujt e interesuar për të: Jam shumë e zënë, kur të dal unë në takim?

Magazina

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka folur me humor, por edhe sinqeritet, për jetën e saj sentimentale gjatë një interviste për emisionin “E! The Rundown”. Pas “aplikimit” viral që ajo kishte hapur disa muaj më parë në X (ish-Twitter) për ata që donin të dilnin me të, Rexha thotë se aktualisht nuk po […]

Madhësia e shkronjave

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka folur me humor, por edhe sinqeritet, për jetën e saj sentimentale gjatë një interviste për emisionin “E! The Rundown”. Pas “aplikimit” viral që ajo kishte hapur disa muaj më parë në X (ish-Twitter) për ata që donin të dilnin me të, Rexha thotë se aktualisht nuk po kërkon lidhje, pasi është totalisht e përqendruar te puna dhe karriera.

Biseda nisi me batuta nga prezantuesja, e cila i kujtoi se publiku “e di” që ajo nuk është më në kërkim të një “baby daddy”, ndërsa Rexha e preu shkurt: “Nah… No”.

Por kur u hap tema e “application process (procesit të aplikimit”, këngëtarja shpjegoi se gjithë situata nisi sepse shumë njerëz po i shkruanin në rrjete sociale – megjithatë, ritmi i saj i punës e bën thuajse të pamundur një takim normal. “Kam pasur shumë njerëz që më shkruanin në DM, por sinqerisht, kam qenë kaq e zënë duke punuar… kur do të dal në takim?”, tha Bebe Rexha.

Ajo shtoi se, nëse do të tentonte të dilte me dikë, takimi do të duhej të përshtatej me agjendën e saj profesionale, gjë që sipas saj nuk është “normale” dhe e vështirëson edhe njohjen e dikujt. “Imagjino tani… të them: ‘Kam një intervistë, por mund të vish të më shohësh duke bërë intervistën’. Ose: ‘Duhet të shkoj në studio’… ose ‘kam një koncert’. Kjo është e vetmja mënyrë”, u shpreh ajo.

Sipas Rexhës, “aplikimet” u hapën për një kohë shumë të shkurtër dhe pastaj u mbyllën, pasi gjithçka “po shkonte me ritëm” dhe ajo e kuptoi se duhet ta vendosë fokusin diku tjetër. “Hapëm periudhën e aplikimit vetëm për një copëz kohe dhe pastaj e mbyllëm menjëherë…”, tha ajo, ndërsa prezantuesja e ngacmoi duke thënë se “nuk u mbyll menjëherë”.

Megjithatë, Rexha e bëri të qartë vendimin e saj: “Gjërat thjesht kanë qenë duke shkuar, shkuar, shkuar… dhe unë jam si: mendoj se do ta vendos fokusin tim te kjo – te karriera ime”.

Në fund, ajo solli edhe një reflektim që, sipas saj, e ka dëgjuar edhe nga Lady Gaga: se e vetmja gjë që nuk të largohet kurrë “nga krahu” është karriera. “Mendoj se Gaga e ka thënë këtë… që e vetmja gjë që nuk do të të largohet kurrë nga krahu është karriera jote”, tha Rexha, ndërsa prezantuesja iu përgjigj: “Kjo është shumë e vërtetë”.

Albumi “Dirty Blonde” vjen më 12 qershor.

Kjo periudhë, siç lë të kuptohet edhe vet artistja, është e mbushur me angazhime, teksa ajo po përgatitet për publikimin e albumit të saj të ri, “Dirty Blonde”, i cili pritet të dalë i plotë më 12 qershor. Dhe për momentin, duket se Bebe Rexha ka vendosur: muzika e para, dashuria në pritje. /Telegrafi/