Një grua nga Houston tha se ka mbaruar së praktikuari vallëzimin me shtyllë në shtëpi, pasi një aksident çoi në përmbytjen e dy apartamenteve.
Asha Gilbert po filmonte praktikën e saj të vallëzimit me shtyllë më 6 korrik në apartamentin e saj në perëndim të Houstonit, kur shtylla u shkëput nga tavani dhe goditi një spërkatës zjarri.
Videoja tregon ujin që spërkatet nga spërkatësi duke përmbytur apartamentin e Gilbert dhe atë të një fqinji, transmeton Telegrafi.

“Menjëherë, jam në shok sepse mendoj, ‘o Zot i madh, kjo nuk mund të më ndodhë mua'”, tha Gilbert për KTRK-TV.
Gilbert tha se e kishte instaluar shtyllën vetëm tre ditë më parë.
“As që mendohej se mund të godiste spërkatësin. Ne ishim më të shqetësuar se mos godiste ndonjë mur”, tha Gilbert.
Ajo tha se mobiljet e saj ishin shkatërruar dhe iu desh të transferohej në një apartament tjetër për shkak të dëmit. Gilbert tha se fqinja e saj poshtë ishte mirëkuptuese për dëmin nga uji.
“I shpjegova gjithçka, dhe ajo ishte shumë, shumë e qetë dhe mirëkuptuese, dhe e vlerësova këtë”, tha Gilbert.
Ajo tha se nuk do të vallëzojë më me shtyllë në shtëpi. /Telegrafi/





