Trump pret Xi në Shtëpinë e Bardhë, në darkë mblidhen emra të fuqishëm

Bota

Një mbrëmje simbolike në Shtëpinë e Bardhë bashkoi presidentin amerikan Donald Trump dhe homologun e tij kinez Xi Jinping, në përmbyllje të një dite bisedimesh për të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Kinë. Të dy udhëheqësit shkëmbyen mesazhe për bashkëpunim, stabilitet dhe nevojën për të shmangur përplasjet mes dy fuqive të mëdha. Trump deklaroi se marrëdhëniet mes […]

Madhësia e shkronjave

Një mbrëmje simbolike në Shtëpinë e Bardhë bashkoi presidentin amerikan Donald Trump dhe homologun e tij kinez Xi Jinping, në përmbyllje të një dite bisedimesh për të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Kinë.

Të dy udhëheqësit shkëmbyen mesazhe për bashkëpunim, stabilitet dhe nevojën për të shmangur përplasjet mes dy fuqive të mëdha.

Trump deklaroi se marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit “nuk kanë qenë kurrë më mirë”, ndërsa Xi Jinping u bëri thirrje të dy vendeve të gjejnë “një mënyrë të re që vendet e mëdha të bashkëjetojnë”.

Darka shtetërore mblodhi më shumë se 100 të ftuar dhe u shndërrua në një skenë ku përveç diplomacisë u shfaq edhe pesha ekonomike dhe teknologjike e Shteteve të Bashkuara.

Përtej ceremonisë diplomatike, darka kishte edhe një dimension të fortë ekonomik dhe teknologjik.

Mes të ftuarve ishin drejtuesit e kompanive që ndodhen në qendër të garës globale për Al, çipat e avancuar dhe teknologjitë e gjeneratës së re.

Jensen Huang i Nvidia-s, Lisa Su e AMD-së dhe Sam Altman i OpenAI ishin ndër figurat kryesore të teknologjisë.

Në listë ishin gjithashtu Tim Cook i Apple, Mark Zuckerberg i Meta-s, Sundar Pichai i Alphabet dhe Google, Satya Nadella i Microsoft, Jeff Bezos i Amazon dhe Elon Musk.

Në këtë kuptim, imazhi i darkës ishte simbolik: kompanitë që janë në qendër të revolucionit teknologjik u ulën në të njëjtën tryezë me udhëheqësit e dy ekonomive më të mëdha të botës, në një kohë kur Al po shndërrohet në një nga fushat kryesore të konkurrencës ekonomike dhe gjeopolitike.

Në listën e të ftuarve ishin edhe drejtues të fuqishëm të sektorit financiar dhe të biznesit, mes tyre Jamie Dimon i JPMorgan Chase, Jane Fraser e Citigroup, Steven Schwartzman i Blackstone, David Solomon i Goldman Sachs, Michael Miebach i Mastercard, Larry Fink i BlackRock dhe Michael Dell i Dell Technologies.

Gjatë takimit, të dy udhëheqësit folën për nevojën e dialogut mbi Al dhe menaxhimin e rreziqeve që lidhen me këtë teknologji.

Lista e të ftuarve e publikuar nga Shtëpia e Bardhë përfshinte gjithashtu drejtues të institucioneve amerikane, figura të administratës Trump, gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe drejtues të kompanive të mëdha të industrisë, financës, energjisë dhe shëndetësisë.

Në mesin e të ftuarve ishin figura të administratës amerikane, delegacioni kinez, familjarë të presidentit Trump dhe drejtuesit e kompanive më të mëdha amerikane.

Pjesë e darkës ishin Presidenti Donald Trump, Zonja e Parë Melania Trump, presidenti kinez Xi Jinping dhe Peng Liyuan.

Aty ishin gjithashtu zëvendëspresidenti J.D. Vance dhe Zonja e Dytë Usha Vance, Sekretari i Shtetit Marco Rubio, shefja e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles, ambasadori amerikan në Kinë David Perdue, Sekretari i Thesarit Scott Bessent, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Përfaqësuesi i Tregtisë së SHBA-së, Jamieson Greer.

Në listën e zyrtarëve ishin kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson, Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick, kryetari i Rezervës Federale, Kevin Warsh, drejtori i CIA-s John Ratcliffe, i dërguari special për Lindjen e Mesme Steve Witkoff, këshilltari i Sigurisë Kombëtare Stephen Miller, Sekretari i Energjisë Chris Wright, Sekretari i Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr., Sekretarja e Arsimit Linda McMahon, Sekretari i Brendshëm Doug Burgum dhe Sekretari i Transportit Sean Duffy.

Të ftuarit e tjerë përfshinin kryetarin e Gjykatës së Lartë, John Roberts, si dhe gjyqtarët Amy Coney Barrett dhe Brett Kavanaugh.

Nga pala kineze morën pjesë Cai Qi, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike dhe shef i stafit të Xi Jinping, ministri i Jashtëm Wang Yi, zëvendëskryeministri He Lifeng, Zeng Sanzhi, kryetar i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, ministri i Tregtisë Wang Wentao, zëvendësministri ekzekutiv i Punëve të Jashtme Ma Zhaoxu dhe ambasadori kinez në Shtetet e Bashkuara, Xie Feng.

Në darkë ishin edhe Ivanka Trump, Eric Trump dhe bashkëshortja e tij Lara Trump, Tiffany Trump dhe bashkëshorti i saj Michael Boulos, si dhe Arabella Kushner. /Telegrafi/