PDK zhvillon sot aksion simbolik para Ministrisë së Ekonomisë

Nacionale

<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819428-pdk-zhvillon-sot-aksion-simbolik-para-ministrise-se-ekonomise.jpeg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="pdk-zhvillon-sot-aksion-simbolik-para-ministrise-se-ekonomise" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819428-pdk-zhvillon-sot-aksion-simbolik-para-ministrise-se-ekonomise.jpeg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="pdk-zhvillon-sot-aksion-simbolik-para-ministrise-se-ekonomise" loading="lazy"></p>Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të zhvillojë sot një aksion simbolik para ndërtesës së Ministrisë së Ekonomisë. Sipas njoftimit, ky aksion do të mbahet në orën 14:00. Ndryshe, Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar dje se Kosova do të përballet me sfida në furnizimin me energji elektrike edhe këtë</div>

Madhësia e shkronjave

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të zhvillojë sot një aksion simbolik para ndërtesës së Ministrisë së Ekonomisë.
Sipas njoftimit, ky aksion do të mbahet në orën 14:00.
Ndryshe, Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar dje se Kosova do të përballet me sfida në furnizimin me energji elektrike edhe këtë vit, por edhe vitin e ardhshëm, për shkak të ndaljes së blloqeve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), si rezultat i investimeve në modernizim dhe rehabilitim të termocentraleve.
Deklarata e saj erdhi pasi kompania KESCO ka paraqitur kërkesë në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e tarifave të energjisë elektrike për 21 për qind. Pikërisht atë ditë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se qytetarët në vend i mbajnë dhomat më të ngrohta sesa normalja
Rizvanolli ka theksuar se ende nuk ka një vendim për rritjen e tarifave, por ka shtuar se disa zhvillime objektive në sektorin e energjisë mund të kenë ndikim në këtë drejtim.
“Kjo është një sakrificë e domosdoshme për ne dhe për gjeneratat e ardhshme”, ka deklaruar Rizvanolli.