Një protestë sot është zhvilluar edhe në Köln kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Tubimi, i organizuar nga të rinj shqiptarë që jetojnë në Gjermani, është mbajtur në Köln, me moton “Jo në emrin tim!”.

Vendimi i Dhomave të Specializuara, i shpallur më 16 shtator, i dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet, në total 81 vjet burgim.
Protesta në Köln është pjesë e një vale tubimesh të organizuara nga shqiptarët në diasporë pas aktgjykimit, me protesta të zhvilluara ose të paralajmëruara edhe në Cyrih, Këln, Vjenë dhe Kanada e Amerikë./Telegrafi/





