Trabzonspor ka shkëlqyer në përballjen ndaj Galatasarayt, për të regjistruar fitore të thellë në shtëpi.
Trabzonspor nën udhëheqjen e Mohamed Salah arritën një triumf prej 4-0, sfidë ku e dominuan në të gjitha aspektet kampionin e Turqisë.
Pas vetëm katër minutave lojë, nga një kundërsaksion mahnitës Mohamed Salah vrapoi nga gjysma e fushës për të zhbllokuar epërsinë.
Galatasaray pastaj kishte dy raste të mira për të barazuar por dështoi t’i finalizonte.
Kur askush s’e prsite, Noah Saviolo me një supergol e dyfishoi epërsinë (39’).
Kurse, në përfundimin e pjesës së parë Franculino asistoi për Salah, që nuk gaboi përballë portierit për ta dërguar rezultatin në 3-0 (44’).
Salah nuk u ndalë më kaq duke e kompletuar edhe het-trikun si dhe vulosur fitoren e thellë (81’).
Galata pastaj mbeti edhe me një lojtar më pak pasi Lesley Uguchukwu u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër (86’).
Kësisoj, Galatasaray mbetet lider me 13 pikë, ndërsa Trabzon ngjitët në pozitën e pestë me 10 sosh./Telegrafi/






