Blero dhe partnerja e tij, Eronita, kanë nisur pushimet familjare në bregdetin e Turqisë, së bashku me djalin e tyre të vogël, Areej Darrian.
Eronita ka ndarë me ndjekësit disa momente nga udhëtimi, ku shihet duke mbajtur të voglin në krahë.

Në një tjetër fotografi, Areej shfaqet i shtrirë në plazh pranë karrocës së tij, ndërsa imazhin ajo e ka shoqëruar me fjalën “dashuri”.
Në këtë udhëtim familjar duket se është bashkuar edhe Tara, vajza e madhe e Bleros nga martesa e tij me aktoren Teuta Krasniqi.
Këngëtari ka publikuar një pamje nga resorti dhe ka etiketuar Tarën, duke lënë të kuptohet se familja po i shijon së bashku pushimet buzë detit. /Telegrafi/





