Shefi ushtarak i NATO-s, Dragone: Ushtarët, armët dhe sistemi janë gati

Bota

Shefi ushtarak i NATO-s, Giuseppe Cavo Dragone, ka deklaruar se Aleanca është e përgatitur për skenarë të ndryshëm, përfshirë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj një prej vendeve anëtare. Duke folur për kërcënimet hibride, Cavo Dragone tha se aktivitete të tilla zakonisht mbeten nën pragun që do të çonte automatikisht në kërkesën për aktivizimin e Nenit […]

Madhësia e shkronjave

Shefi ushtarak i NATO-s, Giuseppe Cavo Dragone, ka deklaruar se Aleanca është e përgatitur për skenarë të ndryshëm, përfshirë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj një prej vendeve anëtare.

Duke folur për kërcënimet hibride, Cavo Dragone tha se aktivitete të tilla zakonisht mbeten nën pragun që do të çonte automatikisht në kërkesën për aktivizimin e Nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Ai sqaroi se një sulm i drejtpërdrejtë do të përbënte një situatë krejtësisht tjetër dhe do të sillte menjëherë në agjendë Nenin 5, i cili përcakton parimin e mbrojtjes kolektive të Aleancës.

Cavo Dragone bëri të ditur se NATO ka hartuar rreth 4 mijë faqe me plane për mbrojtjen e krahut lindor të Aleancës. Sipas tij, këto plane mbulojnë skenarë që nga krizat dhe ndërhyrjet në territorin e vendeve anëtare, deri te situatat që do të kërkonin aktivizimin e Nenit 5.

“Aleanca është e gatshme. Struktura është gati. Ushtarët, sistemi dhe armët janë gati”, deklaroi ai.

Shefi ushtarak i NATO-s theksoi gjithashtu rëndësinë e parandalimit, duke thënë se në rast të një sulmi, kundërshtarët e Aleancës do të kishin “shumë më tepër për të humbur sesa për të fituar”.

Sipas tij, pikërisht kjo aftësi e NATO-s për t’u përgjigjur dhe mbrojtur anëtarët e saj përbën një element kyç të strategjisë së parandalimit. /Telegrafi/