Feronikeli ’74 merr fitore komode ndaj Vushtrrisë

Sport

Klubi nga Drenasi Feronikeli ’74 ka triumfuar në shtëpi ndaj Vushtrrisë, në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës. Vendasit zhvilluan një paraqitje solide për të arkëtuar pikët e plota falë rezultatit 3-1. Kresimir Luetic kaloi Niklin në epërsi pas një asistimi të bukur të Cërvadikut (39’). Luetic pastaj u përkujdes edhe për […]

Madhësia e shkronjave

Klubi nga Drenasi Feronikeli ’74 ka triumfuar në shtëpi ndaj Vushtrrisë, në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës.

Vendasit zhvilluan një paraqitje solide për të arkëtuar pikët e plota falë rezultatit 3-1.

Kresimir Luetic kaloi Niklin në epërsi pas një asistimi të bukur të Cërvadikut (39’).

Luetic pastaj u përkujdes edhe për golin e dytë por këtë herë u asistua nga Selmani (64’).

Kurse, fitoren e vulosi tre minuta më vonë Lorik Dobratiqi pas asistimit të Prapashticës (68’).

E tëra që bëri Vushtrria ishte goli i nderit falë Kreshnik Bahtirit që u asistua nga Maxhuni (71’).

Me këtë fitore, Nikli mbledh gjashtë pikë ndërsa Vushtrria mbetet ekipi i vetëm pa pikë./Telegrafi/