Brightoni i jep leksione Arsenalit, ia shkakton humbjen e parë të sezonit

Sport

Brightoni ka dhuruar spektakël në shtëpi për të regjistruar një fitore të madhe ndaj Arsenalit. Vendasit ishin të jashtëzakonshëm nga minuta e parë për të fituar me rezultat 3-0. Pascal Gross me një supergol nga distanca e la Rayan të shtangur për ta zhbllokuar epërsinë (31’). Ndërsa, ishte Charalampos Koustoulas që realizoi një tjetër eurogol […]

Madhësia e shkronjave

Brightoni ka dhuruar spektakël në shtëpi për të regjistruar një fitore të madhe ndaj Arsenalit.

Vendasit ishin të jashtëzakonshëm nga minuta e parë për të fituar me rezultat 3-0.

Pascal Gross me një supergol nga distanca e la Rayan të shtangur për ta zhbllokuar epërsinë (31’).

Ndërsa, ishte Charalampos Koustoulas që realizoi një tjetër eurogol për vendasit duke e dyfishuar epërsinë (45’).

Kurse, goditjen finale ia dha Chema Andres me një gol me kokë pas një harkimi nga këndi (57’).

Arsenali kishte një mundësi të mirë shënimi përmes Kai Havertz, megjithatë gjermani dështoi keq përballë portierit.

Kësisoj, Arsenali bie në pozitën e dytë me 12 pikë ndërsa Brightoni ngjitët në vendin e tretë me 10 sosh./Telegrafi/