Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku burri ka vrarë gruan me thikë.
Siç raporton Top Channel, ngjarja ka ndodhur në zonën e Zogut të Zi.

58-vjeçarja është dërguar drejt spitalit, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë, autori 68-vjeçar, H.P mësohet se është arratisur nga vendngjarja dhe policia e kë vënë në kërkim.
Rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, dyshohet se, pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila ka humbur jetën.
Autori i dyshuar, shtetasi H. P., 68 vjeç, është larguar nga vendngjarja. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





