Maran paralajmëron një revolucion te Shqipëria: Shumë shpejt do të shohim lojtarë të rinj

Sport

Rolando Maran ka zbuluar disa nga arsyet që qëndrojnë pas zgjedhjeve të tij për listën e Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve. Përzgjedhësi italian bëri të ditur se lista nuk ka qenë plotësisht e përcaktuar deri në momentet e fundit, duke pranuar se ka pasur ndryshime para publikimit të saj. […]

Madhësia e shkronjave

Rolando Maran ka zbuluar disa nga arsyet që qëndrojnë pas zgjedhjeve të tij për listën e Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve.

Përzgjedhësi italian bëri të ditur se lista nuk ka qenë plotësisht e përcaktuar deri në momentet e fundit, duke pranuar se ka pasur ndryshime para publikimit të saj. Maran foli gjithashtu për mundësinë që në të ardhmen të ketë më shumë futbollistë nga kampionati shqiptar në përfaqësuese.

“Kampionati shqiptar ka lojtarë të veçantë dhe shpresoj t’i grumbulloj në ndeshjet e tjera. Shumë shpejt do të shohim edhe lojtarë të rinj të grumbullohen”, deklaroi Maran.

Trajneri kuqezi theksoi se për momentin ka vendosur t’i besojë grupit aktual, ndërsa paralajmëroi se dera e Kombëtares mbetet e hapur për futbollistët që tregojnë nivelin e nevojshëm.

Në listën e fundit është përfshirë edhe mbrojtësi Samuele Sina, ndërsa Maran pranoi se Shqipëria ka më pak alternativa për aktivizimin e lojtarëve të rinj krahasuar me disa prej kombëtareve të tjera.

“Kemi sjellë lojtarë të rinj si Sina, por në këtë rast ka rëndësi rezultati. Mund të jemi pak të limituar krahasuar me kombëtaret e tjera që kanë shumë opsione”, u shpreh ai.

Maran e bëri të qartë se objektivi kryesor në këtë edicion të Ligës së Kombeve është përfundimi në vendin e parë. Për këtë arsye, trajneri italian duket se kërkon të ruajë një ekuilibër mes rezultateve dhe përfshirjes graduale të emrave të rinj.

Ai shtoi se interesi për talentet e reja ekziston, por përfshirja e tyre në Kombëtare duhet të shoqërohet edhe me krijimin e kushteve të duhura për grumbullim dhe zhvillim./Telegrafi/