Fëmijëve të SOS Fshatit do t’u ofrohen falas shërbimet stomatologjike në “DENT LINE”

Nacionale

Stomatologu Metë Shatri ka bërë të ditur se nga e premtja, e 18 shtatorit 2026 fëmijëve nën përkujdesjen e SOS Fshatit do t’u ofrohen falas të gjitha shërbimet stomatologjike në ordinancën DENT LINE. Shatri në një postim në Facebook thekson se kjo bëhet e mundur pas një marrëveshjeje bashkëpunimi që është nënshkruar ndërmjet Ordinancës Dent […]

Madhësia e shkronjave

Stomatologu Metë Shatri ka bërë të ditur se nga e premtja, e 18 shtatorit 2026 fëmijëve nën përkujdesjen e SOS Fshatit do t’u ofrohen falas të gjitha shërbimet stomatologjike në ordinancën DENT LINE.

Shatri në një postim në Facebook thekson se kjo bëhet e mundur pas një marrëveshjeje bashkëpunimi që është nënshkruar ndërmjet Ordinancës Dent Line dhe Sos Fshatit.

Nga sot, fëmijëve nën përkujdesjen e SOS Fshatit do t’u ofrohen falas të gjitha shërbimet stomatologjike në ordinancën DENT LINE.

Këtë e mundëson marrëveshja e bashkëpunimit që është nënshkruar sot ndërmjet Ordinancës Dent Line dhe Sos Fshatit.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që fëmijëve t’u sigurohet kujdes i vazhdueshëm dhe cilësor për shëndetin e tyre oral.

Bashkë për buzëqeshjen e fëmijëve!. /Telegrafi/