Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se nga data 21 shtator deri me 02 tetor 2026 FSK, Policia e Kosovës dhe ushtritë partnere nga SHBA, Kroaci dhe Shqipëri do të realizojnë ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026″.
Në një postim në Facebook bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të automjeteve nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të komunës së Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës.
“Njoftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 21 Shtator deri me 02 Tetor 2026 Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës dhe ushtritë partnere nga SHBA, Kroaci dhe Shqipëri do të realizojnë ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026″.
Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të automjeteve nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të komunës së Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës. Kjo lëvizje do të bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/






