Sharon Horgan mahnit me fustanin transparent në premierën e “Youth”, zbulon lidhjen me një burrë më të ri

Magazina

Sharon Horgan ka tërhequr vëmendjen në premierën në New York të serialit të ri të HBO-së, “Youth”, ku u shfaq me një fustan të zi transparent me dantella. Aktorja 56-vjeçare e kompletoi pamjen me vathë me diamante, ndërsa pozoi në tapetin e kuq. Paraqitja e saj erdhi në një moment kur Horgan foli edhe për […]

Madhësia e shkronjave

Sharon Horgan ka tërhequr vëmendjen në premierën në New York të serialit të ri të HBO-së, “Youth”, ku u shfaq me një fustan të zi transparent me dantella.

Aktorja 56-vjeçare e kompletoi pamjen me vathë me diamante, ndërsa pozoi në tapetin e kuq.

Paraqitja e saj erdhi në një moment kur Horgan foli edhe për jetën sentimentale, duke konfirmuar se është në një lidhje me një burrë më të ri, shkruan DailyMail.

Pas divorcit në vitin 2020, ajo tha me humor se diferenca e moshës ka më shumë rëndësi për të sesa për partnerin e saj.

Horgan, e cila ka dy vajza, Sadhbh, 22 vjeçe, dhe Amer, 18 vjeçe, me ish-bashkëshortin Jeremy Rainbird, është krijuese dhe producente ekzekutive e “Youth”.

Në serial ajo luan Alexin, një grua 50-vjeçare të divorcuar, e cila kërkon dashuri dhe intimitet, ndërsa përballet me kujdesin për prindërit e saj të sëmurë dhe djalin e saj që ende nuk është gati të largohet nga shtëpia.

Seriali është frymëzuar pjesërisht nga përvojat e Horgan pas divorcit dhe ideja e tij ka qenë në zhvillim për rreth shtatë vjet.

Ajo ka shpjeguar se historia trajton një periudhë të jetës kur një grua mund të ketë më shumë liri, por njëkohësisht përballet me përgjegjësi të reja familjare.

Pavarësisht lidhjes së re, Horgan ka bërë të qartë se nuk ka plane të rimartohet. Ajo tha se është shumë e lumtur me jetën që ka ndërtuar dhe se ka krijuar një pavarësi me të cilën është mësuar.

Në serial luajnë gjithashtu Rupert Friend, Robbie Gee dhe Aran Murphy, djali i aktorit Cillian Murphy. “Youth” nis më 20 shtator. /Telegrafi/