Aran Murphy, djali 19-vjeçar i aktorit të njohur Cillian Murphy, është bërë viral në rrjetet sociale pas një interviste në tapetin e kuq, ku fansat mbetën të mahnitur nga ngjashmëria e tij me të atin.
Aran ishte i pranishëm në premierën e serialit të ri të HBO-së, “Youth”, ku foli për karrierën e tij si aktor.

Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte ngjashmëria e madhe me Cillian Murphy, jo vetëm në pamje, por edhe në mimikë, mënyrën e të folurit, gjestikulacion dhe gjuhën e trupit.
Videoja e intervistës u përhap në X, TikTok, Instagram dhe Reddit, ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale e cilësuan Aranin si një version më të ri të aktorit të “Oppenheimer”.
Komentet varionin nga “Ngjashmëria është e pabesueshme” deri te batutat se “nuk nevojitet test ADN-je”.
Ndërkohë, Aran po ndërton gradualisht karrierën e tij në aktrim.
Përveç “Youth”, ku luan djalin e personazhit kryesor, ai është pjesë edhe e dramës ligjore të HBO-së, “War”, ku interpretojnë Dominic West dhe Sienna Miller.
Pavarësisht krahasimeve të vazhdueshme me babanë e tij, Aran po përpiqet të krijojë identitetin e vet në industrinë e filmit. /Telegrafi/





