Lëvizte me automjet në shtegun për këmbësorë përgjatë lumit Vardar, policia e gjen dhe e dënon shoferin

Rajon

Policë nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, kanë arritur ta gjejnë dhe ta dënojnë shoferin i cili me automjetin e tij lëvizi dje ne shtegun për këmbësor përgjatë lumit Vardar. Policët reaguan sot pasi një video u shpërnda në TikTok. Në lidhje me një video të publikuar në rrjetin social „TikTok“, në të […]

Madhësia e shkronjave

Policë nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, kanë arritur ta gjejnë dhe ta dënojnë shoferin i cili me automjetin e tij lëvizi dje ne shtegun për këmbësor përgjatë lumit Vardar. Policët reaguan sot pasi një video u shpërnda në TikTok.

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetin social „TikTok“, në të cilën shihet një person i panjohur mashkull duke drejtuar një automjet motorik të udhëtarëve „Volkswagen Touran“ me targa të Shkupit nëpër shtegun për këmbësorë përgjatë lumit Vardar, përkatësisht në një sipërfaqe të papërshtatshme për qarkullim, njoftojnë nga SPB Shkup – Njësia për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor.

Nga ky sektor thonë se janë marrë masat e nevojshme kundër shkelësit të rregullave të trafikut.

‘’Shoferi është gjetur dhe sot (18.09.2026) është ftuar, me ç’rast ndaj kryerësit është përpiluar procesverbal për kundërvajtje të konstatuar në pajtim me Ligjin për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, të cilën e ka paguar, thuhet në njoftimin e SPB-Shkup.