Protestuesit e mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kundërshtim të aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, janë shpërndarë pas përfundimit të tubimit.
Megjithatë, grupe të protestuesve kanë vazhduar marshimin në disa rrugë të kryeqytetit, duke shkaktuar bllokime të përkohshme të qarkullimit.

Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën që çon drejt selisë së EULEX-it, me qëllim të parandalimit të incidenteve të mundshme, pas përplasjeve që kishin ndodhur dy net më parë.
Pavarësisht bllokimit të rrugës nga Policia, një pjesë e protestuesve nuk janë ndalur dhe kanë vazhduar marshimin në këmbë në drejtim të selisë së EULEX-it.
Situata po monitorohet nga afër nga Policia e Kosovës, ndërsa deri në këto momente nuk është raportuar për incidente të reja./Telegrafi/





