Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj mori pjesë në protestën në Prishtinë të organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale që dënoi katër ish-krerët e UÇK-së.
Limaj në një deklaratë për media tha se vendimi ka qenë i padrejtë, i papranueshëm i pabazuar.

“Tani më besoj që është një konsensus i përgjithshëm që ka qenë një vendim i padrejtë, i papranueshëm i pabazuar. Zakonisht ne e ngrisim zërin lartë, prandaj janë edhe shkallët e gjykatës. Edhe ligji e lejon dhe nuk e pranon në tërësi shkallën e parë.
Kjo që në fakt kemi pa, rrjedhën e procesit, gjyqtarët kanë luajtur rolin e prokurorit dhe aktgjykimi del përtej kërkesës së prokurorit. Është moment i rëndë, por nuk duhet të në ndalë por as të na fusë në panik. Tani në këto situata, nxjerrën njerëzit me kokë të kthjellët, me qartësi, pa u dorëzuar e me luftu fort dhe me gjet rrugë që këtë padrejtësi me kthy në drejtësi.
Tani duhet një lidership i fuqishëm për të parë hapat e gabuar, çka ka mbetur mangu e çfarë duhet bërë”, tha ai.
Limaj tha më tej se duhet vëmendje e veçantë t’i kushtohet pikëpyetjeve rreth personave që gjykojnë dhe integritetit të tyre. /Telegrafi/





