OBM ngre alarmin: Po shterojnë rezervat ujore të Tokës

Bota

Organizata Botërore Meteorologjike, OBM ka deklaruar se viti 2025 ishte një nga vitet më të thata në dekada për lumenjtë në të gjithë botën. Më tej ajo theksoi rënien e rezervave të ujit në sipërfaqen e Tokës dhe duke ngritur shqetësime në lidhje me mjaftueshmërinë e ujit në të ardhmen. “Rezervuarët e ujit të Tokës […]

Madhësia e shkronjave

Organizata Botërore Meteorologjike, OBM ka deklaruar se viti 2025 ishte një nga vitet më të thata në dekada për lumenjtë në të gjithë botën.

Më tej ajo theksoi rënien e rezervave të ujit në sipërfaqen e Tokës dhe duke ngritur shqetësime në lidhje me mjaftueshmërinë e ujit në të ardhmen.

“Rezervuarët e ujit të Tokës – liqenet, bimësia, akulli, bora – kanë qenë në rënie për një dekadë,” sipas raportit të OBM-së mbi gjendjen e burimeve globale të ujit.

“Po e shterojmë llogarinë tonë të kursimeve. Rezervat globale të ujit në tokë kanë qenë në një trend rënës që nga viti 2014-16, një trend i vazhdueshëm, një paralajmërim që ka vazhduar për një dekadë”, tha Sekretarja e Përgjithshme e OBM-së, Celeste Saulo.

Sipas të dhënave të OBM-së, prurje më të ulëta se normalet u regjistruan në më shumë se një të tretën e pellgjeve të lumenjve në botë, në një vit që renditet ndër më të thatët për lumenjtë globalisht në 35 vitet e mbledhjes së të dhënave.

Megjithatë, disa pellgje lumenjsh – si në pjesë të Azisë Jugore – përjetuan një sasi të tepërt uji, gjë që tregon se cikli i ujit po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm dhe i paparashikueshëm, siç theksohet në raport.

Në të njëjtën kohë, në vitin 2025, një humbje e madhe e akullnajave u vu re në të gjitha rajonet e botës për të katërtin vit radhazi, gjë që do të çojë në pasiguri afatgjatë në lidhje me burimet ujore.