Sarah Berisha dhe DJ PM ndezin dyshimet për ndarje, një detaj merr vëmendjen

Magazina

Sarah Berisha dhe DJ PM janë rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të zërave që flasin për një ndarje të mundshme. Çifti, i cili u njoh dhe u lidh gjatë edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, prej kohësh ka qenë objekt spekulimesh sa herë që ka zgjedhur të mos ekspozojë jetën private […]

Madhësia e shkronjave

Sarah Berisha dhe DJ PM janë rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të zërave që flasin për një ndarje të mundshme.

Çifti, i cili u njoh dhe u lidh gjatë edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, prej kohësh ka qenë objekt spekulimesh sa herë që ka zgjedhur të mos ekspozojë jetën private në rrjetet sociale.

Edhe pse në të kaluarën thashethemet janë hedhur poshtë nga vazhdimi i marrëdhënies së tyre, këtë herë ndjekësit kanë vënë re një detaj që ka ngjallur edhe më shumë dyshime.

Sarah dhe DJ PM nuk figurojnë më në listën e ndjekësve të njëri-tjetrit në Instagram, një veprim që ka nxitur diskutime se mes tyre mund të ketë pasur një krisje.

Deri tani, as Sarah dhe as DJ PM nuk kanë reaguar publikisht për të konfirmuar apo mohuar këto aludime, duke lënë gjithçka në nivel spekulimesh.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që çifti përballet me lajme për një ndarje.

Gjatë viteve të lidhjes së tyre, Sarah dhe DJ PM kanë zgjedhur ta mbajnë romancën larg syrit të publikut, duke bërë që çdo ndryshim në aktivitetin e tyre në rrjetet sociale të interpretohet si një shenjë e problemeve në çift. /Telegrafi/