Fanellat më të bukura të sezonit 2026/27 – këto janë 20 klubet që spikatën me dizajnin e tyre

Sport

Sezoni i ri futbollistik nuk sjell vetëm përforcime dhe pritshmëri të mëdha në fushë, por edhe prezantimin e fanellave të reja, të cilat çdo vit marrin vëmendjen e tifozëve në mbarë botën. Prodhuesit më të njohur sportivë kanë zgjedhur këtë verë të ndërthurin elementet klasike me dizajne moderne, duke sjellë fanella që në shumë raste […]

Madhësia e shkronjave

Sezoni i ri futbollistik nuk sjell vetëm përforcime dhe pritshmëri të mëdha në fushë, por edhe prezantimin e fanellave të reja, të cilat çdo vit marrin vëmendjen e tifozëve në mbarë botën.

Prodhuesit më të njohur sportivë kanë zgjedhur këtë verë të ndërthurin elementet klasike me dizajne moderne, duke sjellë fanella që në shumë raste i bëjnë homazh historisë së klubeve, ndërsa në raste të tjera eksperimentojnë me ngjyra dhe detaje krejtësisht të reja.

Portali Tribuna ka përzgjedhur 20 fanellat më të bukura nga pesë kampionatet kryesore evropiane për sezonin 2026/27, duke i renditur sipas pamjes dhe origjinalitetit të dizajnit.

Në listë bëjnë pjesë klube nga Liga Premier , La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1, duke konfirmuar se gara për fanellën më të bukur është po aq interesante sa ajo në fushën e blertë.